
Dy kryeministrat Erdogan dhe Gruevski vizituan objektin e ri të aeroportit "Leka i Madh". Sipas agjendës, Gruevski dhe Erdogan do të mbajnë takim tet-a-tet, ndërkaq janë paraparë edhe bisdeda zyrtaare të delegacionit të Maqedonisë dhe atij të Turqisë.
Kryeministri turk Erdogan sot do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski. Takim me kryeministrin turk do të ketë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në suaza të vizitës zyrtare dyditore, bashkëshortet e kryeministrave, Borkica Gruevska dhe Emine Erdogan pritet sot ta vizitojnë Ambasadën e fëmijëve "Megjashi" në Shkup./botasot/