Truprojat e Erdoganit – dajak rojeve të OKB-së (Video)

Një rrahje e pazakontë ndodhi derisa lideri palestinez Mahmoud Abbas po mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Derisa Abbas po kërkonte nga foltorja e OKB-së pavarësi për shtetin e tij, në korridor krisën grushtet.

 

Kryeministri turk Recep Tayyp Erdogan, ishte vonuar në seancë, ndërsa punëtorët e sigurimit të OKB-së u përpoqën që ta ndalin duke mos e lejuar të futej në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Në tërë këtë muhabet u përzien edhe truprojat e Erdoganit dhe më pas krisi dajaku, të cilin një dëshmitar arriti edhe ta xhiroj.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi falje delegacionit turk për këtë incident, pasi punëtorët e sigurimit të OKB-së nuk e mirëpriten./FRI/

 

{youtube width="600" height="500"}3GbY6SJxS4M{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat