Rrahje masive mes bandave në veri

Rrahje masive mes dy bandave nga veriu i Mitrovicës dhe Zveqani ka ndodhë të enjten pasdite në veri të Mitrovicës, ku janë përdorur armë të ftohta, mjete të forta dhe gurë, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, janë shumë persona të lënduar, por deri tani vetëm dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë në spitalin që ndodhet në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka filluar në shkollën e mesme teknike, për të vazhduar nëpër rrugët e qytetit, dhe duke përfunduar në njërën prej lokaleve, të cilin e kanë demoluar tërësisht.

“Dikush prej pjesëmarrësve në këtë përleshje ka hedhur një mjet shpërthyes brenda lokalit, me ç’rast ka shkaktuar zjarr, nga i cili janë shkaktuar dëme materiale”, kanë thënë burimet.

Shkaku i kësaj përleshje nuk është bërë i ditur, ndërsa incidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se policia është në ndjekje të personave pjesëmarrës të këtij incidenti./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat