Vazhdojnë kundërshtimet për të ashtuquajturën sindikatë

Individ të caktuar kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, përkitazi me të ashtuquajturën sindikatë të BIK, në mbledhjen e mbajtur më 22. 09 2011, për opinion del me këtë Deklaratë:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, nuk njeh asnjë organizim që nuk ka mbështetje në Kushtetutën e Bashkësisë islame të Kosovës.

Ne mendojë se sindikata në fjalë është ilegale dhe nuk përfaqëson interesat e punëtorëve te KBI-së së Dragashit.

Individ të caktuar kanë për qëllim përçarjen e nëpunësve të Bashkësisë Islame dhe zbehjen e imazhit që ka bashkësia islame e Republikës së Kosovës.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, njofton opinionin dhe besimtarët se është kundër manipulueseve të thërrasin në emër të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Këshilli i Bashkësisë Islame të Dragashit, në mënyrë unanime mbështet vetëm institucionet legjitime të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës./bislame/

Kryetari
Adem Ihtimani


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat