Serbët betonojnë barikadën mbi urën e lumit Ibër

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti, i tha RTK-së se serbët kanë hedhur një masë të betonit mbi barikadën ekzistuese në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa e kanë vënë edhe një barrikadë në Jarinjë, në territorin e Serbisë.

KFOR-i dhe EULEX-i ka mbyllur pikëkalimin në Jarinjë, pasi serbët kanë vënë për herë të parë edhe një barrikadë e cila e pamundëson në tërësi qarkullimin, këtë herë nga ana e Serbisë. Kufiri në mëngjes është hapur për qarkullim të udhëtarëve, pasi forcat ndërkombëtare kanë larguar telat gjemborë, ndërkaq sipas medieve serbe, EULEX ka thënë se pikëkalimet mbyllen në ora 19:00 ndërsa hapet në ora 7:00. Doganierët e EULEX-it, bashkë me kolegët nga doganat e Kosovës, arrijnë në pikat kufitare të veriut përmes helikopterëve./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat