Një serb i vrarë dhe një i plagosur në një pritë në Xërxë të Rahovecit

Një serb i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një prite që mbrëmë ka ndodhur në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Viktimat janë babë e bir, me ç`rast jetën e ka humbur babai 51 vjeçar Aleksandar Putnik, ndërsa është plagosur djali i tij 25 vjeçar Dobrica Putnik, i cili ka marrë plagë të rënda në trup. 

Ndaj tyre është shtënë me armë zjarri derisa po dilnin nga një restorant, pronari i të cilit është shqiptar. Fillimisht ishte shtënë në Aleksandrin, ndërsa më pas në djalin e tij dhe se bëhet fjalë për sulm me armë pushkë gjuetie.

Ata kanë pësuar edhe më keq kur duke ikur nga vendi i ngjarjes, makina e tyre që po drejtohej nga djali i plagosur është rrokullisur nën rrugë.

Burimet e para jozyrtare për mediat serbe kanë raportuar se ndaj tyre është shtënë nga një shqiptarë, deri tani i panjohur. Një nga udhëheqësit e serbëve lokal në Rahovec theksoi se kjo është një tragjedi e rëndë dhe se kjo tregon se serbët nuk janë të mbrojtur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha vërtetoi se ndaj dy viktimave është shtënë me armë zjarri derisa po dilnin nga restoranti “Burimi” në fshatin Xërxë. “Dyshohet se ndaj tyre është shtënë në pritën e organizuar, derisa ata po dilnin nga restoranti. Ne kemi kryer ekspertizën dhe po vazhdojnë hetimet dhe verifikimet, që kanë pasur edhe me bastisjen dhe kontrollin e disa lokacioneve në afërsi të restorantit”, theksoi Berisha, duke mos theksuar se cilat janë motivet e këtij sulmi. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat