Vritet drejtori i Arsmit të Komunës së Prishtinës

Të hënën rreth orës 10.00, pas një sulmi me armë zjarri ka mbetur i vdekur drejtori i Arsmimit të Komunës së Prishtinës, Remzi Salihu. Sulmi ka ndodhur në zyrën e tij në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësi i Policiisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Kosovapress incidentin që ka ndodhur. Ai ka njoftuar se kryerësi i veprës së krimit është arrestuar nga ana e policisë, por nuk ka bërë të ditur identititein e tij, ndërsa ka pohuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

Kosovapress ka mësuar identitetin e dorasit, i cili kishte konkurruar për drejtor të shkollës së Dabishevcit, por nuk ishte zgjedhur në këtë pozitë dhe i revoltuar ka qëlluar me pesë plumba drejtorin Remzi Saliu në zyrën e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ish-kryetari i Prishtinës, tani sekretari i LDK-s, Ismet Beqiri, ndërsa mësohet se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, pranoi që sigurimi nuk e ka kryer detyrën si duhet dhe ka lejuar të hyjë me armë personin që ka kryer krimin./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat