
Banorët e zemëruar të fshtatit u përpoqën ta bllokonin një rrugë të madhe sot duke djegur goma dhe duke hedhur gurë mbi policët, të cilët po përdornin gazin lotësjellës për ta shpërndarë turmën.
Kryeministri i Izraelit, Bengjamin Netanjahu, gjatë një deklarate e denoncoj incidentin “shokues” si diçka që “nuk i përket shtetit të Izraelit.”
Policia tha se fjalët hebreje “çmim” dhe “etiketë” ishin vënë nëpër mure- terme këto, që zakonisht lidhen me sulme hakmarrëse kundër rezistencës palestineze ndaj vendbanimeve izraelite ne Bregun Perëndimor.
Sulmi i së hënës, megjithatë, u zhvillua në fshatin veroir Bedouin, i cili ndodhet në regjionin e Izraelit.
Arabët përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë në Izrael./rel/