Sulmohet dhunshëm një boshnjak nga një serb në veri

Dhunë mes minoritarësh në Kosovë. Një shtetas kosovar me origjinë boshnjake, banor i Mitrovicës, është sulmuar egërsisht në mes të rrugës pranë vendbanimit duke pësuar plagë të rënda në trup dhe në kokë.Policia e Kosovës tha se ka kryer hetimet për rastin dhe sot ka arrestuar një serb nga Mitrovica, i dyshuari i vetëm i plagosjes së boshnjakut.

Burime zyrtare nga policia e Mitrovicës i thanë agjencisë NOA se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petra” të këtij qyteti dhe konfirmoi se “është arrestuar një mashkull serb pasi ka sulmuar fizikisht një boshnjak duke i shkaktua lëndime trupore”.

Viktima është dërgua në Spitalin e Mitrovicës në Veri ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është arrestuar dhe tani është në pritje të daljes para gjykatës për vlerësim mase sigurie. Policia nuk konfirmoi shkaqet e dhunës së serbit ndaj boshnjakut./NOA/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat