
Burime të Kosovapressit kanë bërë të ditur se disa persona kanë dalë në mes të rrugës dhe nuk kanë lejuar konvojin e KFOR-it të qarkullojë nga Suhodolli në drejtim të urës kryesore.
“Një situatë e ngjashme ka ndodhë edhe më vonë kur një automjet i EULEX-it që vinte nga Lagja e Boshnjakëve në drejtim të urës, për t’u kthyer pastaj nga ana e Zveqanit, është ndaluar afër urës dhe është detyruar të kthehet mbrapsht”, kanë thënë burimet./Kosovapress/