Për 10 – 15 vite ndarja e Maqedonisë

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Përtëritje, Vuk Drashkoviç nuk përjashton ndarjen e Maqedonisë dhe Bosnjës gjatë dekadës së ardhshme, duke e ndërlidhur me Kosovën.

“Ndarja e Kosovës do të jetë temë e bisedimeve për 10 deri në 15 vjet, kur si tema kryesore do të jenë edhe ndarjet e Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës”, deklaroi Drashkoviç në një intervistë për “B92”.

Ai nuk ka shpjeguar se cili do të jetë skenari që do të çojë deri në këtë situatë të re. Drashkoviç kritikoi qëndrimet e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, për thirrjen e një konference ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës.

“Është akoma herët për të biseduar për një ndarje të tillë, pasi që koha për këtë do të vij më vonë”, deklaroi Drashkoviç, duke shtuar se po përgaditet gjakderdhje e re në Kosovë, të njëjta sikur ato me operacionin e mirënjohur “Stuhia” gjatë luftës në Kroaci, ku një numër i madh i popullsisë serbe do të ikte drejt Serbisë. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat