
Në anën tjetër, avokati i Gani Sahitit, Adem Ademi, ka thënë se klienti i tij akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë, të cilën sipas tij, e ka mohuar gjatë seancës për caktim të paraburgimit. Të hënën, Gani Sahiti ka vrarë drejtorin Remzi Salihu, duke e qëlluar me pesë plumba në vendin e tij të punës./rtk/