Rrotullohet edhe një kamion me mallra serbe

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon aksionin kundër hyrjes së prodhimeve serbe në Republikën e Kosovës. Të enjten aktivistët e kësaj partie, kanë rrotulluar edhe një maune me mallra serbe në fshatin Lupç të Podujevës, përkatsisht në magjistralen Prishtinë - Podujevë.

Në shenjë kundërshtimi për “tregtinë e lirë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje më 21 shtator po në të njëjtin vend, patën ndërmarrë një aksion kundër maunave me mallra të Serbisë, me ç’rast shkarkuan mallin, i cili ishte prodhim i kompanisë “Centro Proizvod” nga Beogradi dhe rrotulluan maunën për ta bërë të palëvizshme.

Aksionet e saj, Vetëvendosja i arsyton me faktin se nuk mund të ketë marrëdhënie tregtare me një vend agresor, i cili mban në jetë e në aktivitet struktura kriminale që kanë marrë peng një pjesë të territorit tonë, duke e shndërruar në fole të kontrabandës, krimit të organizuar dhe terrorit për vetë qytetarët e asaj pjese./Kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat