
Agjencia që ka bazën në Vjenë thotë se 36 % e këtyre incidenteve kanë ndodhur në Afrikë, ndërsa 31 % në Amerikë. Po ashtu thuhet se në Azi kanë ndodhur 27% të vrasjeve në botë, dhe në Evropë 5%.
Agjencia tha se vrasjet kanë qenë në rënie në vendet perëndimore dhe të Azisë, ndërsa krimet e tilla mund të vijnë afër "pikës së krizës" në Amerikën Qendrore dhe Karaibe.
Studimi tërhoqi paralele në mes nivelit të ultë të zhvillimit ekonomik dhe nivelit më të lartë të vrasjeve.Sipas këtij studimi, mesatarja globale e vrasjeve është 6.9 për 100,000 njerëz vitin e kaluar. Ndërsa 80 % të vrasësve dhe të të vrarëve ishin meshkuj./kohamk/