
Drejtuesi i kësaj lëvizje, Fuad Ramiqi, tha në këtë protestë se “Bashkohu” po ngrit zërin për të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe për ta mbrojtur identitetin.
“Jemi këtu që tua bëjmë me dije që ne jemi të vendosur të luftojmë për të drejtat tona. Prandaj kërkojmë barazi në shkollë, në edukim, barazi në rrugë, në vendet e punës dhe jashtë tyre”, tha Ramiqi në këtë protestë, në të cilën folën edhe një imam nga Drenasi dhe një anëtar i kësaj lëvizje nga Peja, që kërkuan të lejohet bartja e shamisë në shkolla publike.
Pas protestës, kreu i “Bashkohu” u përballë me pyetjen e gazetarëve se si ndjehet që në Pejë nuk ka gjetur përkrahje lëvizja e tij, duke marrë parasysh që vetëm qyteti i Pejës ka rreth 100 mijë banorë, e në protestë nuk pati as 100 veta.
“Ne nuk kemi kërkuar ndonjë përkrahje nga vendet ku shkojmë, e as që kërkojmë, por ne si lëvizje me forcat tona prezantojmë programin tonë dhe ta sjellim mesazhin tonë edhe të qytetarët e tjerë”, raporton koha.