Serbët e Bosnjës në barrikada

Një grup serbësh nga Banja Lluka e Bosnjë-Hercegovinës kanë udhëtuar drejt veriut të Kosovës për tu solidarizuar me barrikaduesit në pjesën veriore.

Bëhet fjalë për mbi 20 serb nga pjesa e Republika Srpska që kanë mbërritur në veriun e Kosovës edhe me një kontingjent ndihmash.

“Ne do të qëndrojmë aty për të ndihmuar dhe për tu solidarizuar me vëllezërit tanë. Do ti ndihmojmë dhe do të kujdestarojmë nëpër barrikada. Ne kemi qëllime dhe mbështetje të sinqerta në këtë luftë të vëllezërve tanë”, deklaroi kryetari i këshillit të ndihmave Predrag Adamoviq. Në këtë aksion janë përfshirë edhe studentë dhe të rinj serb. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat