
Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, do të pritet në takime të veçanta nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Arritja e kryeparlamentarit kuvajtian në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të bëhet rreth orës 14.00, ku ai do të pritet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Sh. T. Z. Mohammad Fadel Khalaf, ambasador i Kuvajtit në Bosnjë-Hercegovinë, Rexhep Boja, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite dhe Ismet Krasniqi, sekretari i Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, gjatë vizitës në Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin Hashim Thaçi.
Delegacioni parlamentar i Kuvajtit kthehet në atdhe, ditën e hënë, më 10 tetor./kosovapress/