Tërnava në varrimin e nënës së Erdogan

Myftiu Naim Tërnava ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të nënës së Kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai duket të ketë qenë kosovari i vetëm atje, në mesin e shumë liderëve botërorë që shkuan ta ngushëllojnë Kryeministrin e Turqisë.

Tenzile Erdogan, vdiq në spital në moshën 83 vjeçare, pas një operacioni në tëmth.

Agjencitë turke të lajmeve thonë se mijëra njerëz mbushën oborrin e një xhamie në Stamboll, duke u lutur për shpirtin e Tenzile Erdogan, nënës së Kryeministrit turk./express/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat