Reshjet e para të borës në Shqipëri

Ulja e temperaturave ka sjellë edhe reshjet e para të borës në vendin tonë.

Reshjet e para të borës janë shënuar në Dibër dhe në zonën malore të Librazhdit.

Në fshatin Steblevë të Librazhdit trashësia e borës është 5 cm, por nuk ka probleme në qarkullim.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm

Pas një vere të stërgjatur, që duket se ka përfunduar në fund të shtatorit temperaturat kanë shënuar një ulje të menjëhershme me 10 gradë celsi.

Fillimi i javës pritet të jetë i ftohtë, pasi temperaturat në mëngjes do të shënojnë një tjetër ulje me 2 deri në 3 gradë celcius.

Meteorologët e shërbimit ushtarak, sqarojnë se këto temperatura i përkasin stinës së dimrit dhe kjo shpjegon dhe deborën që ka filluar të bjerë në zonën veriore të vendit mbi 1100 metra.

Ndryshime e klimës kanë bërë që vendi ynë të kalojë menjëherë nga temperatura të larta, karakteristikë të stinës së Verës, në temperatura të ulëta, që janë regjistruar historikisht në stinën e dimrit./tch/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat