
Kështu Kodra e Diellit, Kobilica, Vakufi, Trapeznica, Ploça dhe Çaushica në orët e natës u mbuluan me reshje dëbore. Këto reshje i gjetën të papërgaditur shumë hotelier të Kodrës së Diellit të cilët as që janë përgaditur për nisjen e mundëshme të sezonit turistik që në muajin tetor.
Ulja e temperaturave mobilizoi edhe qytetarët disa prej të cilëve ende nuk kanë siguruar mjete për ngrohjen e hapësirave banuese.
Një pjesë e madhe e qytetarëve nëpër apartamente shfrytëzojnë energjinë elektrike ndërsa ka edhe nga ana që vazhdimisht ngrohen përmes drunjve.
Por, edhe ngrohja me energji elektrike për disa qytetar duhet e shtrenjtë. Nga ana tjetër, një metër katror dru kushton vetëm 40 euro, ndërsa në disa zona rurale edhe më lirë duke shkuar në 20-25 euro.
Maqedonia konsiderohet si vendi ku qytetarët më shumë preferojnë ngrohjen përmes energjisë elektrike. Sipas të dhënave jozyrtare, mbi 70 për qind preferojnë ngrohjen me energji elektrike. Ndërmarrja elektroenergjetike edhe këtë sezon pret ngarkesën e rrjetit, por edhe gatishmërinë e ekipeve në terren./Tetova1/