Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës uron studentët për fillimin e vitit akademik

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) uron të gjithë studentët e këtij universiteti për një fillim të mbarë të jetës së tyre akademike. Ne shpresojmë që me arritjen e rezultateve të larta nga studentët tanë do të shtohet edhe kontributi i tyre për përmirësimin e imazhit të Universitetit «Luigj Gurakuqi».

Këshilli Studentor në këtë vit të ri akademik 2011-2012 shpreson që të ketë një ulje të nivelit të korrupsionit në arsim, duke ftuar studentët, por edhe pedagogët të bëhen të përgjegjshëm në denoncimin e rasteve abuzive, të cilat veçse ndotin jetën akademike dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Kombi nuk mund të ketë alternativë tjetër veçse të bazojë hapat e tij mbi dijen. Prandaj, ne kërkojmë nga mbi 12 000 studentët tanë që të jenë më të ndërgjegjshëm në arritjen e rezultateve të tyre në studime. Duke ju uruar suksese që të gjithë atyre që kontribuojnë në ngritjen e vlerave të një arsimi modern, e mbyllim këtë deklaratë me shprehjen drejtuar studentëve: «Në vend që të shisni dituri dhe zotësi, përpiquni t'i fitoni ato».

Ina LEKA – Zv.Kryetare


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat