
Dhuna, e cila ka çuar në vendosjen e orës policore, shpërtheu pasi të krishterët koptë protestuan kundër një sulmi në kishë, kundër myslimanëve të linjës së fortë dhe kundër forcave të sigurisë së Egjiptit.
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe bomba benzine, ndërsa kanë djegur veturat. Kryeministri i Egjiptit ka bërë thirrje për qetësi.
Tensionet ndërmjet të krishterëve, që përbëjnë 10% të popullatës 80-milionëshe të Egjiptit, dhe myslimanëve, janë shtuar prej kryengritjes së muajit shkurt. (f.b.)/Rel/
{youtube width="600" height="450"}D00fuTRwdKM{/youtube}