Dështon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani njoftoi për agjencinë e lajmeve INA dorëheqjet e të gjithë anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë të KSHR-së.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) kanë dhënë mbrëmë dorëheqje, pas problemeve të procesit të regjistrimit në terren si dhe rreth interpretimeve të ndryshme të Ligjit për regjistrim.

Nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani njoftoi për agjencinë e lajmeve INA dorëheqjet e të gjithë anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë të KSHR-së dhe se kjo sipas tij ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar çon drejt anulimit të këtij procesit, por gjithçka siç tha ai do të vendoset gjatë ditës së sotme për masat e reja.

“Ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me problemet organizative në terren si dhe rreth mënyrës së interpretimit të Ligjit për regjistrim në terren nga ana e regjistruesve dhe këto çështje dihen sepse ishin shpalosur edhe në media”, deklaroi për INA, nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani.

Përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të Ligjit për të regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit ka qenë një nga arsyet kryesore që çoi në dështimin e këtij procesi.

Vendimi i KSHR pritet që sot të jetë temë kryesore në seancën qeveritare dhe mundësinë e vënies në rend dite edhe nga Parlamenti gjatë ditëve të ardhshme, ku do të vendoset lidhur me hapat e mëtejmë rreth operacionit të regjistrimit të popullsisë, që duhej të përfundonte më datë 15 tetor. (INA)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat