
Frank Rajkard, ish trajner i Barcelonës, ka nënshkruar një kontratë tre vjecare me kombëtaren saudite me të cilën synon kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll në vitin 2014 në Brazil.
Gazeta sportive saudite “Er Rijadije” citon: Gjatë trajnimit të kombëtares saudite në stadiumin Fejsal ibn Fehd, lojtarët u rreshtuan pas Ahmed El Feridij, i cili i priu lojtarëve në namazin e jacisë, trajneri Rajkard kërkoi nga përkthyesi i tij që ta njoftojë për namazin dhe lutjet që i lexojnë lojtarët në namaz. Gazeta shton se përkthyesi filloi t’ia shpjegojë trajnerit holandez obligueshmërinë e namazit dhe mënyrën e faljes, megjithëse nuk kemi njoftimin zyrtar për dëshirën e tij për ta përqafuar Islamin. Skena ngre pyetje mbi trajnerin holandez: “A i është afruar Islamit Rajkard apo thjesht është vetëm një përpjekje për t’i mësuar shtyllat e namazit?/krenaria/