Durrës, aksident rrugor, shuhet familja

Një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut është shuar në orët e para të ditës së sotme.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, dy bashkëshortë dhe femijët e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Aksidenti duhet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës por vetëm mëngjesin e së premtes është zbuluar tragjedia.

Kalimtarët kanë parë mjetin e përmbysur dhe tre trupat pa jetë brenda tij të gjithe pjestarë të familjes Keçi. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gjepalaj, jo larg godinës së komisariatit të policisë së Shijakut. Çifti Baki dhe Mimoza Keçi, 42 dhe 39 vjec, ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy djemtë e tyre Ronaldo dhe Arbri, përkatesisht 14 dhe 10 vjeç kur kanë humbur kontrollin mbi mjetin dhe kanë përfunduar në kanal.

Policia fillimisht gjeti tre trupa, të cilët janë dy bashkëshortët dhe një prej fëmijëve, ndërsa pas shumë kërkimesh u gjet edhe trupi i katërt. Familja Keçi ka qenë duke lëvizur me automjetin me targa DR 8071 C ndonëse moti ka qenë i keq dhe erë të fortë dhe rreshje dhe shikueshmeri të ulet në rrugë.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë kushtet e vështira atmosferike që e kanë nxjerre mjetin jashtë rruge. Veç kësaj mungesa e ndihmes së parë në momentin e aksidentit ka qenë fatale për këtë familje/TCH/

{youtube width="630" height="450"}s0AV58fEmL4{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat