Rikthehen targat KS

Edhe regjistrimet e veturave në Kosovë do të tregojnë ndarjen etnike. Prej 1 nëntorit, sipas Ilhami Gashit, Sekretar Permanent në MPB, veturat që do të regjistrohen në Kosovë do të mbajnë zyrtarisht dy lloj targash.

Ministria e Punëve të Brendshme ka rikthyer në sistemin e regjistrimit të automjeteve edhe targat e vjetra KS. Prej 1 nëntorit, sipas Ilhami Gashit, Sekretar Permanent i kësaj Ministrie, veturat që do të regjistrohen në Kosovë do të mbajnë zyrtarisht dy lloj targash.

Nëse të gjithë serbët i përgjigjen kësaj ftese, që është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, rreth 600 mijë vetura do të bartin regjistrimet e kohës kur Kosova administrohej nga OKB.

Edhe regjistrimet e veturave në Kosovë do të tregojnë ndarjen etnike. Ministria e Punëve të Brendshme, prej javës së ardhshme do të fillojë një kampanjë ku fton të gjithë serbët e Kosovës që t’i përgjigjen regjistrimit të veturave me targat e vjetra të UNMIK-ut. 

Marrëveshja për lirinë e qarkullimit në mes të Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të të ashtuquajturit dialog teknik, sipas Ilhami Gashit, Sekretar Permanent i MPB-së, bën që nga fundi i vitit të jenë në qarkullim dy palë targa automjetesh.

“Ne tashmë kemi filluar përgatitjet dhe prej 1 nëntorit do të fillojnë të jenë zyrtare edhe targat KS. Këto vlejnë për banorët serbë, por edhe shqiptarë. Me rendësi është që ne t’i përfshijmë në sistem edhe veturat e banorëve serbë”, ka thënë Gashi.

Ministria e Punëve të Brendshme, ashtu siç parasheh marrëveshja e korrikut e arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, tashmë ka ndarë hartën e territoreve për dhënien e targave KS. Gjithashtu, nëpër sistemin shpërndarës ka kthyer, jo vetëm formën e targave të vjetra, por edhe kushtet që kanë vlejtur për regjistrimin e veturave për banorët serbë.

Ata banorë serbë që tashmë kanë marrë targat RKS nuk do t’u lejohet ndërrimi i tyre, ndërsa mundësia për t’i bartur targat e vjetra KS do t’u jepet edhe shqiptarëve që do të mund të paraqesin dëshmi të bindshme se i nevojiten për të udhëtuar më shpesh në Serbi.(Serbeze Haxhiaj)/RTK/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat