
Florian Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë në Qendrën për Studime të Sigurisë, ka pohuar se shifra prej 30 rasteve të vrasjeve tregon bindshëm se kohën e fundit kemi një trend te rritjes se vrasjeve dhe krimeve. Sipas tij, rastet e shpeshta të vrasjeve kanë bërë që kjo dukuri të reflektojë edhe në rritje te brishtësisë të sigurisë publike në vend.
“Rastet e vrasjeve në Kosovë vijnë si rezultat i shumë faktorëve, përfshirë qërimin e hesapeve, praninë e madhe të armëve të vogla në popullatë e mbi të gjitha me nivelin e ulët të institucioneve të sigurisë (në ketë rast policisë) për parandalimin e këtyre akteve kriminale”, thotë Qehaja./kosovasot/