
Disa orë pas lirimit, ai e bëri deklaratën e parë edhe atë për një televizion të Egjiptit. Xhilad, ti e din se si është të jesh në robëri. Ende në burgjet izraelite gjenden më shumë se 4000 palestinezë. A do të ndihmosh fushatën për lirimin e tyre? “Do isha shumë i lumtur sikur të gjithë të lirohen dhe t’u kthehen familjeve të veta dhe vendit të tyre. Nëse ajo ndodhë, unë do isha shumë i lumtur”, tha Xhilad Shalit, ushtar i liruar izraelit:Cilat janë planet tua për të ardhmen?“Shpresoj që kjo marrëveshje do na ndihmojë të arrijmë paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe se do e nxitë bashkëpunimin mes dy palëve”, tha Xhilad Shalit, ushtar i liruar izraelit.
Gjithashtu, edhe 477 palestinezët e parë që u këmbyen me ushtarin izraelit, u liruan sot. Në mesin e tyre ka edhe të gjykuar për terrorizëm dhe vrasje. Për një muaj do të lirohen edhe rreth 500 të tjerë.“Të falënderoj Ty o Zot, të falënderoj. 24 vite isha në burg, 24 dhe filloi viti i 25. shpresoja që Zoti do më ndihmojë. Më ndihmuan vëllezërit egjiptian. I falënderoj të gjithë ata që punuan të vjen kjo ditë. Të gjithë jemi shumë të lumtur”, tha Palestinez i liruar.
Ndryshe, ushtari Xhalid ishte ushtari i vetëm izraelit që në 16 vitet e kaluara kanë arritur ta robërojnë palestinezët. Në Gaza dhe në qytetet izraelite u tubuan mijëra qytetarë për të festuar secili për të vetin. Vlerësohet se shkëmbimi do t’i forcojë pozicionet e lëvizjes palestineze Hamas./alsat-m/