
Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se ky qarkullim i automjeteve të KFOR-it ka qenë vetëm një testim i lëvizjes së lirë në këtë pjesë të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, një marrëveshje është arritur sot pranë barrikadës në fshatin Jagnenicë afër Zupçit mes nënkolonelit të KFOR-it, Klaus Gado dhe përfaqësuesve lokalë serbë, të cilëve u ka prirë kryetari paralel i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.
"Marrëveshja nënkupton që KFOR-i mos të ndërmarrë asgjë deri sa të përfundojë takimi i katër komunave veriore që do të mbahet nesër, andaj konvoji i KFOR-it është kthyer në bazën e vet", kanë thënë burimet./kosovapress/