Arrestohen 13 të dyshuar për shpërdorim të pozitës zyrtare

Departamenti Special Anti Korrupsion,me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake,ka realizuar një operacion policor në qytetet Peje, Gjakovë, Klinë dhe Prishtinë, me ç’rast janë bastisur dhjet (10) lokacione, ku katër (4) prej tyre kanë qenë zyra pune.

Në këtë operacion,me autorizim të Prokurorit Special,i cili është pjesë e Departamentit Special Antikorrupsion, janë arrestuar 13 persona, në dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale shpërdorim i pozitës zyrtare, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, mashtrim, legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, lidhje e kontratës së dëmshme dhe krim të organizuar.

Nder të arrestuarit janë 1 ish gjyqtar, 2  avokatë, 5 përfaqësues ligjor nga kompanitë të sigurimit dhe shoqatës së kompanive të sigurimit, 2 persona nga kompania për vlerësimin e dëmit dhe 3 mjek.

Ky operacion policor është realizuar nen dyshimin e bazuar se personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëveprim si strukturë e organizuar duke keqpërdorur pozitat e tyre dhe duke u sjelle vetës apo të tjerëve përfitim të kundërligjshëm në vlerë prej rreth një milion e dyqind mije euro.

Dyshohet se dëmi që u është shkaktuar kompanive të sigurimeve dhe dhjetëra qytetareve si viktima të aksidenteve të trafikut të cilët nuk janë zhdëmtuar fare,  të dyshuarit kanë realizuar mjete në emrin e tyre pa dijeninë e viktimave dhe dyshohet se kanë imagjinuar aksidente të trafikut pa ekzistuar fare.

Gjatë këtij operacioni policore si prova material janë konfiskuar 7 kompjuter, prej tyre 2 lap top, 1 veturë e cila dyshohet të jetë blere nga pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme si dhe disa dokumentacione të ndryshme.
Ky rast ka filluar se hetuari nga Departamenti Special Antikorrupsion në kohëzgjatje prej rreth një viti dhe realizimi i tij është mbështetur nga Njësitet Speciale Operative. Të arrestuarit me autorizim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat