Parandalohet shpërthimi me përmasa të rrezikshme

Dje, rreth orës 10:00, zyrtarët policorë nga Njësia e specializuar për materie të rrezikshme gjatë përcjelljes së kamionit me eksplozivë në fshatin Bubavec të Malishevës, kanë vërejtur se në një kamion që po bëhej përcjellja po dilte tym.

Duke ditur rrezikun që mund të vijë nga shpërthimi eventual i sasisë së madhe të eksplozivit, rreth 4000 kilogramë, që gjendej në kamion, kanë vepruar shumë shpejtë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe kanë arritur që ta ndalojnë përhapjen e zjarrit duke shpëtuar një katastrofë me përmasa të paparashikuara.

Sipas vlerësimeve të para të ekspertëve të kësaj njësie, deri te zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së instalimit elektrik të kamionit që po transportonte këtë sasi të madhe eksplozivi.

Zyrtarët policorë para se ta pranonin për përcjellje këtë kamion kanë verifikuar të gjitha dokumentet, e që ka dëshmuar gjendjen e rregullt teknike dhe kjo që ka ndodhur është një prishje e rastit. Verifikimi i dokumenteve të kamionëve që bartin material të tillë të rrezikshme është praktikë e rregullt e zyrtarëve policorë./lajm/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat