
Kryesia e BI të Kosovës, nëpërmjet këshillave, me kohë ka bërë të gjitha përgatitje e duhura, që nga regjistrimi i të interesuarve për Haxh deri tek kryerja e proceduarve administrative, pastaj në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik është bërë vakcionimi i besimtarëve tanë që shkojnë në Haxh, e deri te transporti me Bus nga qendrat e Kosovës deri në Aeroport. Po ashtu, Kryesia e BI të Kosovës ka caktuar edhe udhëheqësit e haxhinjve (këtë vit do të jen në shërbim të haxhinjve 31 udhëheqës), si dhe ka bërë përzgjedhjen e ekipit mjekësorë (prej 7 mjekëve) i cili do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjve. Për sigurinë e haxhinjëve tanë, shkaku i gjendja e rënduar në Siri, këtë vit besimtarët tanë do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite vetëm me avion./bik/