Pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken gjatë natës së kaluar janë nisur drejt barrikadës në afërsi të Rudares, por pas gjysmë ore qëndrimi ballë për ballë me serbët e rebeluar, janë kthyer mbrapshtë për në bazën e tyre.
Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin Jegenicë, rreth orës 4.00 ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it kanë nisur largimin e barrikadës në këtë fshat, ndërkohë që janë tubuar rreth një mijë serbë pas të cilës pjesëtarët e KFOR-it janë tërhequr.
Ndryshe, komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, të premten ua tërhoqi vërejtjen serbëve të rebeluar se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar ta përdorin forcën./kosovapress/