
Serbët kanë qëndruar edhe mbrëmë pranë barrikadave kryesore në Zupç, Jegenicë dhe Rudare, megjithë që në numër shumë më të vogël sesa netët e kaluara.
Takimi i djeshëm ndërmjet përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it dhe strukturave paralele serbe në Shtëpinë e BE-së në Mitrovicën e veriut ka përfunduar pa sukses, ndërkohë që i mbetet KFOR-it të veprojë për largimin e barrikadave të vendosura në rrugë nga serbët e rebeluar./kosovapress/