Turqia tronditet nga një tërmet 7,2 ballë

Epiqendra e tërmetit ishte qyteti Van, ku në disa lagje të qendrës dhe në nënprefekturat përreth, si Erxhish janë shembur disa godina.

Sipas konstatimeve të para në Erxhish kanë humbur jetën 60persona dhe në Van 25 të tjerë. Kurse 400 persona të plagosur janë dërguar në spital për kurim. Edhe në Van s[pas konstatimeve të para kanë humbur jetën 15 persona.

Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit nën rrënoja.

Edhe ekipet e Mbrojtjes Civile dhe të Gjysmë Hënës së Kuqe Turke kanë shkuar në rajon.

Epiqendra e tërmetit që ra në orën 13.41 me orën lokale është fshati Tabanllë i nënprefekturës qendrore të Vanit...

Tërmeti është ndjerë edhe në nëpër rrethet përqark si Bitlis, Siirt, Batman, Erzurum, Bingël, Agrë, Mush dhe Dijarbakir ku si pasojë e tërmetit qytetarët janë derdhur nëpër rrugë.

Rrugët përreth fshatit Tabanllë që është edhe epiqendra e tërmetit janë shkatërruar plotësisht.

Në qendër të Vanit dhe në Erxhish është shembur një numër i madh godinash.

Nëpër punimet e kërkim shpëtimit po marrin pjesë qytetarë dhe policë.

Në Erxhish ku tërmeti është ndjerë më shumë janë shembur 25 godina dhe një konvikt.

Në nënprefekturë është krijuar një tryezë për menaxhimin e krizës dhe prej qyteteve përreth janë kërkuar ambulanca.

Për shpëtimin e personave që kanë mbetur nën rrënoja ndihet nevoja për makinat e punës.

Bëhet e ditur se në nënprefekturën Adilxhevaz të Bitlisit në Akçëra Mezraa ka humbur jetën një fëmijë i quajtur Murat Keser.

Në rajon janë duke u përjetuar probleme në komunikim.Nëpër shumë nënprefektura dhe fshatra janë ndërprerë edhe dritat.

Ndërkohë që energjia e elektrikut për spitalet në rajonin e tërmetit është siguruar në rajon vijon shpërndarja e kontrolluar e elektrikut.

Në qendër të Vanit, si pasojë e një dëmtimi që ka ndodhur në tubacionet e shpërndarjes së gazit natyror shpërndarja e gazit natyror është ndërprerë.

Kurse nga rrethet përreth, në rajon janë dërguar ekipet e mbrojtjes civile.

Ndërkohë që bëhet e ditur se pas shpërthimit të tubacioneve të ujit nëpër disa pjesë të qytetit nuk po shpërndahet edhe ujë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile të Dijarbakërit të nisur me helikopterë kanë mbërritur në rajonin e prekur nga tërmeti.

Ndërsa ekipet e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke janë nisur nga Elazë, Mush dhe Erzurum për në rajonin e prekur nga tërmeti.

Edhe nga depot e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke në rajonin Elazëut ka filluar transportimi i pajisjeve të nevojshme./TRT/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat