SHBA: Nëna detyron të bijën 6 vjeçare të xhirojë film porno

Një grua 24 vjeçare është akuzuar nga autoritetet e Texas-it, se ka detyruar vajzën e saj vetëm 6 vjeçare të marrë pjesë në seks në grup dhe ka filmuar gjithçka me kamerë.

Burri me të cilin jetonte në atë kohë ishte larg shtëpisë kur gruaja xhironte këto skena, për të cilat ai nuk ishte në dijeni. Burri ka jetuar me këtë grua për dy vjet dhe nuk ishte babai biologjik i fëmijës.

Për momentin videot janë sekuestruar nga policia, e cila po përpiqet të gjejë identitetin e pjesëmarrësve në ato imazhe.

Nga hetimet synohet gjithashtu të përcaktohet nëse fëmija ka qenë viktimë e abuzimeve.

Nena e vogëlushes që tashmë gjendet nën kujdestari, është akuzuar për krimin e skenës së turpshme në prani të një fëmije, që parashikon një dënim maksimal me dhjetë vjet burg dhe një gjobe prej 10 mijë dollarësh, ndërsa shifra për lirinë me kusht është 50 mijë dollarë.

Vajza tani “fizikisht është mirë”, deklaroi Marissa Gonzales, zëdhënëse e Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në Texas, “por në situata të tilla, fëmija mund të ketë nevojë për trajtime”./infoalbania.org/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat