Gadafi u varros në shkretëtirën libiane (video)

Ish lideri libian, Moamer Gadafi sot para lindjes së diellit u varros në një vend të fshehtë në shkretëtirën libiane, lajmëroi televizioni arab "Al Xhazira".

Një përfaqësues i Këshillit kalimtar kombëtar dje kumtoi se Gadafi do të varroset sot me ceremoni modeste, në prani të personave fetar islamikë. "Kjo do të ndodhë në lokacion të fshehtë në shkretëtirë", tha përfaqësuesi i KKK-së.

Ai shtoi se varrimi do të kryhet, sepse kufoma tashmë ka filluar të prishet. "Nuk është arritur marrëveshje që fisi i tij t'i marrë mbetjet mortore", shtoi përfaqësuesi i KKK-së.

Televizioni "Al Xhazira" thekson se trupi i Gadafit disa ditë ka qëndruar në Misrata, përderisa autoritetet e reja libiane mendoni se çfarë të bënin me të./kohamk/

{youtube width="635" height="450"}quBiXH-ysm0{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat