Në tërmetin 7,2 ballë në Van kanë humbur jetën 369 persona dhe 1 mijë e 300 të tjerë janë plagosur.
Punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë pa ndalim.
Ndër lajmeve ka edhe nga ato që sa do pak e shpërndajnë hidhërimin.Një foshnjë 14 ditore, pas 47 orësh është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.
Në tërmetin me epiqendër fshatin Tabanllë të Vanit, dëmi më i madh është shkaktuar në nënprefekturën e Erxhishit.
Në Erxhish kanë humbur jetën 245 persona...
Numri i atyre që kanë humbur jetën në qendrën e Vanit dhe në fshatrat përreth është 124.
Kurse numri i godinave që janë shembur ose dëmtuar rëndë është 2 mijë e 256.
Ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës, Erdoan Bajraktar, është shprehur se ekipet e kërkim shpëtimit kanë mbërritur nëpër të gjitha fshatrat.
Ai njoftoi se janë përmbushur të gjitha nevojat për çadra të fshatrave, dhe në ditët në vijim ata do të ngrenë nëpër fshatra shtëpi prefabrikatë.
Në Erxhish janë duke punuar 53 ekipe të përbëra nga 1 mijë e 109 vetë.
Ekipet e xhandarmërisë të cilët i intensifikuan punimet në rrënojat e një godine me 7 kate në rrugën VAN YOLU, kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë 14 ditore që quhej Azra Karaduman.
Edhe ekipet e Shanllëurfës dhe të Bingëlit pas punimeve të kujdesshme që zgjatën 20 orë arritën të nxjerrin nga rrënojat, Orhan Tantak-un, i cili kishte 45 orë që gjendej nën rrënoja.
Në të njëjtin vend janë dëgjuar edhe zërat e dy personave punimet e kërkim shpëtimit për të cilët ende vazhdojnë.
Kurse në qendrën e Vanit dhe në fshatrat përreth janë duke punuar 232 persona të specializuar në fushën e kërkim shpëtimit.
Në Van dhe në Erxhish po punojnë 2 mijë e 200 punonjës të shëndetësisë.
220 ambulanca, 1 aeroplan dhe shtatë helikopterë ambulancë janë duke u përdorur në transportimin e të plagosurve.
Përveç spitaleve aktuale, në Erxhish dhe në Van janë ngritur nga 2 spitale mobile.
Për strehimin e popullatës së prekur nga tërmeti vazhdojnë punimet e ngritjes së çadrave.
Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të shpërndajë gjellë të ngrohta.
Ndërkohë kanë filluar punimet për konstatimin e dëmeve materiale.
Një ekip i përbërë nga 100 vetë organizoi një mbledhje në qendrën e krizave të Vanit dhe filloi nga punimet për konstatimin e dëmeve në nënprefekturën e Erxhishit./trt/