Shtohet numri i politikanëve serbë pro pavarësisë së Kosovës

Në Serbi po shtohet gjithnjë e më shumë numri i politikanëve që në paraqitjet e tyre publike po paraqesin për Kosovën pikëpamje që deri dje ishin të paimagjinueshme.

Liderit të Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, i cili deri vonë ishte krejtësisht i vetmuar me pikëpamjet e tij lidhur me pavarësinë e Kosovës, ditëve të fundit iu bashkuan edhe kryetari i Unionit Socialdemokrat të Serbisë, Zharko Koraq, dhe kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Të dy këta politikanë opozitarë e kritikojnë qeverinë e Beogradit se me qëndrimin e saj lidhur me Kosovën po i pengon integrimet evropiane të Serbisë, transmeton QIK-u raportimet e medieve të Beogradit.

Edhe më kritik ndaj qëndrimit të koalicionit qeverisës serb lidhur me Kosovën është lideri i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, i cili nga mediet beogradase konsiderohet si një prej mbështetësve më të fuqishëm të Planit të Ahtisarit. Ditëve të fundit, Drashkoviqi ka theksuar se qeveria duhet t’ia thotë popullit serb të vërtetën se “Kosova është shtet i pavarur”./zeri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat