
Në këtë takim pritet të shqyrtohet situata aktuale e sigurisë, si dhe mënyra e zgjidhjes së problemit të barrikadave në veri.
Mungesa e disa kryetarëve paralelë, ashtu siç pati raportuar Agjencia e Lajmeve Kosovapress ditë më parë, tregon se liderët politikë serbë të veriut janë të përçarë dhe mes tyre ka shumë mospajtime dhe tensione.
Dihet se kryetarët ilegalë të katër komunave veriore gjatë takimit të djeshëm i kanë propozuar KFOR-it dhe EULEX-it qarkullimin e lirshëm të tyre, por me kusht që të mos bartin doganierë dhe policë kufitarë të Kosovës në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Këto propozime nuk janë pranuar nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe po shikohet të gjendet një zgjidhje tjetër, që i jep fund bllokadës disa muajshe në pjesën veriore./Kosovapress/