Sipas statistikave të fundit, numri i haxhinjëve që kanë ardhur në Mbretërinë e Arabisë Saudite për t’i kryer ritualet e haxhit këtë vit, ka arritur shifrat prej 917.068 haxhinjëve.
Me aeroplan kanë udhëtuar 879.329, me anë të trafikut rrugor 29.616, ndërsa përmes rrugës detare 8123 haxhinjë.
Ministria saudite e shëndetësisë ka përgatitur 7 spitale dhe 97 qendra shëndetësore, të cilat këtë vit do të kujdesen për shëndetin dhe trajtimin mjekësor të haxhinjëve.
Njësitë janë furnizuar me më shumë se 1.200 lloje të barnave, serume, vaksina, pajisje laboratorike dhe radiologjike, bënë të ditur SPA të dielën.
Dr. Ismail Muhammad Sardar, ndihmës drejtor i shëndetit në rajonin e Mekës, tha se 3 spitale janë vendosur në Arafat, dhe 4 në Mine. Në Arafat, gjithashtu janë vendosur edhe 46 qendra shëndetësore, 7 në Muzdelife, 24 në Mine, 17 në Xhemret dhe 3 tek thertoret./islamgjakova/