Gannushi: Islami po kthehet të udhëheqë sërish umetin

Kreu i lëvizjes islame “Nahda” në Tunizi, Rashid Gannushi, ka deklaruar se Islami është një sistem, që rregullon jetën politike, ekonomike etj... Ai tha se Islami po kthehet sërish për ta udhëhequr umetin, pas pranverës arabe e cila largoi diktatorët.

Gjatë një takimi me mbështetësit e partisë së tij, Gannushi tha:”Falënderojmë Zotin e botëve, që Islami po kthehet sërish i fuqishëm për të përmbushur misionin e tij në reformimin e shoqërisë. E gjithë kjo do të bazohet në parimet islame, parime të cilat janë burim mirësie për këtë popull.”

Ai shtoi:”Ata që duan ta përjashtojnë Islamin, thonë:”Islamin lëreni mënjanë, mos e përzieni me politikën! Islami është diçka e shenjtë, prandaj duhet mbështjellë me një pëlhurë mëndafshi dhe të mos trazohet. A kështu respektohet Islami?! Islamin, të cilin Zoti e solli mëshirë dhe drejtësi, duan ta paraqesin si rrezik për gruan, për të drejtat e njeriut, për turizmin dhe përparimin. A është i tillë Islami?!”

Gannushi vuri theksin në faktin se Islami është sistem jete, që udhëzon njerëzimin dhe i edukon ata me mirësi./radiodituria/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat