Interpol: Emrat e të dyshuarve për vrasjen e Zymberit

Pesë nga gjashtë të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zymberi janë futur në listën e Interpolit, raporton Radio Dukagjini.

Pas kërkesës së bërë nga UNMIK-u, Interpoli, në ueb-faqe, ka publikuar fletarrest ndërkombëtar për Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Millovan Vllashkoviq, Sllobodan Vuçiniq dhe Dushan Jovanoviq.

Lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin edhe zëdhënësi i UNMIK-ut, Oliver Salgado.

“UNMIK-u është autoriteti i vetëm në Kosovë që mund të bëjë kërkesa të tilla nga Interpoli. Kështu që të enjten, UNMIK-u ka kërkuar nga Interpoli që të lëshojë arrest ndërkombëtar për këta persona, pasi që janë pranuar të gjitha dokumentet juridike të nevojshme nga EULEX-i”, ka thënë Salgado.

I papërfshirë në listën e Interpolit, në ueb faqe mbetët Ratomir Kasaleviq. Mospërfshirja e Kasaleviqit mbetet enigma, raporton RTVD.

Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, është vrarë në fund të korrikut gjatë aksionit për vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës. Ai është dekoruar post-mortum nga presidentja e vendit me urdhrin “Hero i Kosovës”. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat