Edhe pse KFOR-i një ditë më parë kishte larguar barrikadat te Bërnjaku, serbët e rebeluar të shtunën kanë ngritur sërish barrikadë nga zhavorri dhe drunjtë në afërsi të kësaj pike kufitare, bëjnë të ditur burimet e Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, KFOR-i gjerman nuk ka reaguar ndaj serbëve që po vendosnin barrikadën, por vetëm kanë vëzhguar situatën.
Ndryshe, një numër simbolik i serbëve të rebeluar vazhdojnë të qëndrojnë pranë barrikadave kryesore, siç janë ato në Mitrovicë, Rudare, Zupç dhe Jegenicë./kosovapress/











































