
Në kuadër të kësaj drejtorie janë shtuar edhe kapacitetet njerëzore me dhjetëra zyrtarë të rinjë, të cilët përmbushin nevojat e strategjisë nacionale kundër drogës.
Krijimi i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Shtyllës së Hetimeve është bërë me qëllim të parandalimit të një kolapsi social. Drejtori i kësaj drejtorie, kapiten Bahri Shala thotë për Radio Kosovën se në vendin tonë, sipas të dhënave të policisë, janë me mijëra konsomues të drogës.
”Diku në Kosovë, sipas shënimeve tona që i kemi nëpër databaza dhe procedurave penale ndaj tyre, numri është diku 5 mijë konsumeues droge”, thotë kapiten Shala.
Shala thotë se Kosova nuk është vend i origjinës së drogës, por ai thotë se të gjitha raportet ndërkombëtare për narkotikë flasin për heroinen, e cila nga Afganistani transportohet në tri rrugë. Në këtë aspekt Kosova është rrugë ballkanike. Sipas Shales, Policia e Kosovës me aktivitetet e veta ka dëshmuar se është partner i besueshëm në luftë kundër drogave.
”Kemi pasë performancë të mirë rreth operacioneve, të cilat i kemi mbajtë në luftë kundër drogës dhe kemi dëshmuar edhe policitë tjera se jemi partner të besueshëm për luftë kundër drogave, dhe ka filluar bashkpunimi edhe me shtetet tjera, me te cilat MPB dhe Qeveria ka nënshkruar marrëveshje bashkpunimi dhe mirëkuptimi”, thotë Shala.
Kapiten Shala u bënë thirrje prindërve dhe të rinjëve që të rrijnë larg përdorimit të drogës.
Vetëm në periudhën janar –shtator 2011, Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 2.600 kilogramë kokainë dhe rreth 97 mijë kilogram marihuanë./rtk/
(Mejreme Tahirukaj)