Rrotullojnë edhe një kamion me mallra serbe

Në shenjë kundërshtimi për “tregtinë e lirë” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë rrotulluar një kamion me targa serbe që po eksportonte mall ushqimor nga Serbia. Aksioni është zhvilluar të dielën rreth orës 14.00, në rrugën Arllat-Malishevë.

Aksione të ngjashme kundër mallrave serbe, Vetëvendosje ka zhvilluar edhe më herët, me ç’rast janë rrokullisur kamionë që eksportonin material ndërtimor dhe mallra ushqimore nga Serbia.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se derisa nuk ka një veprim të Qeverisë që do të duhej të ndal mallrat e Serbisë në Kosovë, aktivistët e saj do t’i vazhdojnë aksionet kundër mallrave serbe./kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat