Sot fillon lëshimi i pasaportave biometrike

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nga sot do të fillojë lëshimin e pasaportave biometrike.

Ministria tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet, tha për Radio Kosovën, Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Kosovës.

Ky është njëri nga kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, dialogu për të cilin pritet të filloj në fund të dhjetorit.

Qeveritarët në Kosovë flasin për një afat rekord të përmbushjes së kritereve, ndërsa përfaqësues nga Bashkimi Evropian nuk japin afate kohore, por sugjerojnë krahasimin me vendet e rajonit./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat