X-i, letër Fatmir Limajt

Më 19 shtator 2009, Agim Zogaj kishte një letër në tetë faqe. Në të thoshte se nëse kjo letër nuk bie në duart e pushtetit, të paktën familja e tij do ta lexojë dhe do t’ua japë të tjerëve. Ai fillon të shkruajë një monolog që përfshinte një periudhë të gjatë. Në çdo paragraf tek shkruante i drejtohej familjes Limaj. Aty shprehte mllef pse e kishin lënë pa para. Të paktën një rrogë donte. Nga shkrimi i tij nënkuptohej se po të rehatohej edhe ai, nuk do të bënte zë.

Lufta që kishte përfunduar, kishte lënë dhimbje, mllef e krime. Hetuesit e Hagës kishin zbarkuar gjithandej. Kishin mbërritur edhe në zonat ku kishte vepruar komandant Murrizi. Ata po kërkonin dëshmitarë e fakte për krimet eventuale të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan “Koha”.

Agim Zogaj po vazhdonte të kishte raporte të mira me eprorët dhe me bashkëluftëtarët e tij. Zogaj, që më pas do të njihej si dëshmitari X, punonte në Shërbimin Informativ të Kosovës në shumë drejtime. Një ndër to ishte fshehja e këtyre krimeve dhe humbja e gjurmëve. Ishte i gatshëm që nëse nuk do të arrinte të fshinte gjithçka, t’i merrte vetë përsipër ato. Komandant Çelikun e donte në liri.

Në një rast ishte nisur drejt Kleçkës për të zbatuar një urdhër të Fatmir Limajt. Duhet të zhvarroseshin disa trupa njerëzish, për shkak se Haga po hetonte. Gjetja e tyre nënkuptonte se përgjegjësit e zonës duhet të japin përgjegjësi.

Në pjesën e katërt të shkrimeve të nxjerra nga dorëshkrimet e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari “X”, tashmë i ndjerë, “Koha Ditore” sjell përjetimet e pasluftës të këtij protagonisti që nga Prokuroria është cilësuar i pashkolluar, por i kthjellët.

Në shumë shkrime ai tregon se ka pasur marrëdhënie të mira me Fatmir Limajn që nga viti 1998 kur e kishte njohur. Marrëdhëniet mes tyre kishin pësuar lëkundje herë pas here, por ishin të qëndrueshme. Limaj ndiente se gjerat duhej pasur nën kontroll. Për këtë arsye i kishte dërguar Naser Krasniqin t’i rrinte afër. Këtë e kishte kuptuar, për shkak se ishte i trajnuar për të shërbyer në SHIK, punë kjo që i paguhej me 500 marka gjermane në muaj.

“Unë e ndieja se ai kishte dërguar Naserin që të më përcillte se çfarë bëja. E di se Naseri operonte nën ombrellën e SHIK-ut. E di këtë, sepse unë vetë kam punuar për SHIK-un për tre muaj pas luftës”, ka shkruar dëshmitari “X” në letrat e lëna pas në dorëshkrime.

Komandant Murrizi takonte shpesh Fatmir Limajn. Në një rast në vitin 2001 kur hetuesit e Hagës po punonin në terren kishte marrë një telefonatë nga ai: duhej të shkonte te Skënder Shala. Aty kishin diskutuar vetëm për Haradin Balën, nga i cili Limaj, sipas dëshmitarit, kishte frikë se mund të bashkëpunonte me hetuesit.

Ai kishte garantuar në emër të Balës, një tjetër pjesëtar i UÇK-së që ndodhet në Hagë në vuajtje të dënimit për krime lufte të kryera në Llapushnik, për të cilat Limaj qe shpallur i pafajshëm. Krahas kësaj, dëshmitari shpreh dyshimet në letra se po dyshonin edhe tek ai, për shkak se kishte informacione se çfarë kishte ndodhur gjatë luftës. Ndihej i pasigurt.

Pasiguria kishte filluar t’i rritej kur një vit më vonë kishte marrë një propozim që të largohej nga Kosova./zeri/{jathumbnail off}



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat