Dy automjete të KFOR-it janë sulmuar me gurë nga grupi i personave te paidentifikuar në veri të Mitrovicës, njoftoi policia rajonale e këtij qyteti.
Mësohet se patrulla policore e stacionit veri në Mitrovicë ka kuptuar se bëhej fjalë për dëmtim të dy automjeteve zyrtare të MSU të KFOR-it Austriak.
“Dy automjetet zyrtare të KFOR-it, kanë pësuar dëme materiale, thyerje të xhamave anësor dhe të një retrovizori, derisa të njëjtit ishin në qarkullim dhe ishin sulmuar me gurë nga një grup i së paku 5-6 personave, të moshës rreth 15-16 vjeçar”, thuhet në njoftimin për media të policisë.
Përveç dëmeve materiale të regjistruara thuhet se nuk është raportuar për të lënduar./rel/