Dje haxhinjtë u nisen nga Medina për në Mekë

Pas, qëndrimit 10 ditësh në Medinë të Arabisë Saudite, haxhinjtë  kosovarë dje morën rrugën drejtë qyteti të shenjët të Mekës, ku do t’u bashkëngjitën miliona haxhinjve nga mbarë bota për të kryer ceremonitë përfundimtare të Haxhit.

Gjendja shëndetësore e haxhinjve tanë është e mirë, për gjendjen e tyre shëndetësore kujdeset gjatë tërë kohës ekipi mjekësor. Edhe kushtet e udhëtimit, banimit e të ushqimit këtë vit janë dukshëm më të mira se herëve tjera. Kështu udhëtimi i haxhinjve tanë brenda Arabisë Saudite po bëhet  më autobus modern, ndërsa ushqimi dhe qëndrimi i tyre këtë herë është bërë në hotelin “Golden Menafia”.

Ndërsa, gjatë qëndrimit të deritashëm, haxhinjt tanë kanë vizituar e kanë falur namaz në xhaminë madhështore të Pejgamberit a.s.. Po në Medinë, haxhinjt  kanë vizituar varrin e Pejgamberit, pastaj xhamitë dhe vendet e rëndësishme të historisë, kulturës dhe qytetërimit islam si  xhaminë “Kuba”, xhaminë “Kibletejn”,  pastaj Kodrën e “Uhudit”,  vendin ku është zhvilluar lufta e Hendekut, si dhe xhamitë tjera në qytetin e bukur të Medinës.

Këtë vit në Arabinë Saudite për të kryer Haxhin nga Kosova, kanë shkuar 859 besimtarë. Me haxhinjtë tanë në Haxh gjendet edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava./bik/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat